Sport Ndërkombëtar

Ceferin me fjalë të mëdha para finales së Ligës e Kampionëve

Liga e Kampionëve është kompeticioni më i madh për klube në botën e futbollit.

Fituesi i saj, automatikisht merr titullin e më të mirit.

Pikërisht rreth kësaj ka folur Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin, raporton “AS”.

Ai fillimisht komentoi rreth  ‘pastërtisë’ së kësaj gare dhe klubit që e fitoi më së shumti trofeun.

“Unë nuk kam probleme me Real Madridin, sigurisht, megjithëse nuk kam asnjë kontakt me drejtuesit e klubit për momentin. Por vendi i Realit në finalen e Champions League është dëshmi se sa të pastra janë garat e ligës. UEF”, tha ai.

“Real Madrid dhe Barcelona janë në finalet e meshkujve dhe femrave. Askush nuk ka ndërhyrë ndryshe”, siguroi Ceferin.

Goli i Rodrygo-s që e ndihmoi Real Madridin të rikthente ndeshjen ndaj City-t

I pari i UEFA-s kishte komente edhe për finalen e madhe të këtij edicioni, në mes të Liverpool dhe Real Madrid, si dhe ndeshjen e këtyre të fundit gjysmëfinale ndaj Manchester Cityt.

“Në gjysmëfinale dyshova se Reali mund ta eliminonte Manchester Cityn, veçanërisht pas humbjes në ndeshjen e parë – por padyshim që kanë nëntë jetë si macet. Janë një skuadër me eksperiencë. Për mendimin tim mbrojtja e tyre eshte e dobet. Ata kanë mrekullinë Karim Benzema,që e kam thënë shumë herë se për mendimin tim ai është një nga lojtarët më të nënvlerësuar në historinë e futbollit”, shtoi Presidenti.

Benzema, Vinicius, Nacho dhe Mendy duke festuar ndaj Manchester Cityt

Lëvdata pati edhe për fituesin e Topit të Artë, Luka Modric, për të cilin tha se “sa më i vjetër, aq më i mirë është”.

Fjalë të mira pati edhe për ekipin e Jurgen Klopp, duke refuzuar të japë një parashikim të duelit.

“Liverpooli ka lojtarë më të rinj dhe ata kanë përvojë në finale. Unë nuk do të guxoja të parashikoja fituesin, si rregull i përgjithshëm. Unë e gjykoj gabim këtë. Do të jetë një finale tepër interesante”, përfundoi Ceferin.

Salah, Van Dijk dhe Luis Diaz

Përndryshe, finalja e Ligës së Kampionëve këtë vit do të luhet në “Stade de France”, në Saint-Denis të Francës më 28 maj me fillim nga ora 21:00.

Madrilenët kanë plot 13 trofe ‘mbi supe’, kurse “The Reds” synojnë të shtatin në histori të klubit./Shqip.com