Kulturë Kino

Cate Blanchett: Kritikat e ashpra më bënë aktore më të mirë

Fituesja e dyfishtë e çmimit “Oscar”, Cate Blanchett, tha se kritikat që i mori në fillim në karrierës e bënë atë aktore më të mirë.

Blanchett, tha se disa nga situatat në të cilat u gjend në xhirimet e para ishin aq të ashpra e të siklteshme.

“Më kanë folur në mënyra që tani ndoshta mund të shkoja dhe të ankohesha, por ato biseda që u bënë me mua në fillim të karrierës sime më bënë një aktore më të mirë’, tha ajo.

“Ka një ushtrim që bëni në shkollën e dramës, ku shkruani gjithçka që një personazh thotë për veten e tij dhe më pas shkruani atë që çdo personazh tjetër thotë për ta. Diku mes atyre gjërave shpesh kundërthënëse, kontradiktore qëndron një version i së vërtetës. Një nga frazat që thjesht nuk mund ta them është ‘E vërteta ime”, u shpreh ajo.

Tutje, ajo tha se ishte jetike për të kuptuar ndryshimin midis “perspektivës” së dikujt dhe “të vërtetës” pasi ajo e sheh konceptin e fundit të pakuptimtë.

/Shqip.com