Sport Ndërkombëtar

Casemiro tregon arsyen pse u largua nga Real Madridi

Pas një sezoni të parë të suksesshëm në “Old Trafford”, Casemiro ka reflektuar se si koha e lëvizjes së tij në Ligën Premier te Manchester Unitedi ishte perfekte.

Duke folur për revistën braziliane Placar, mesfushori pranoi se largimi nga Real Madridi ishte një vendim i madh, por që ai duhej të merrte ndërsa ishte ende në kulmin e karrierës së tij.

Ai gjithashtu foli me elozhe për pritjen që ka pasur në Mançester.

“Ishte një shans për të lënë një klub të madh në krye, në një moshë që ende më lejon të kem atë vullnet”, ka thënë fillimisht Csemiro.

“Nëse do të ishin dy ose tre vjet nga tani, nuk do të largohesha nga Real Madridi për të shkuar në një klub tjetër të madh, nuk do ta kisha atë ambicie për të ndryshuar ligë”.

“Të gjithë në klub kanë qenë gjithmonë shumë të dashur, jam ndjerë i dashuruar që nga dita e parë, gjë që nuk ishte e lehtë pasi kalova dhjetë vjet në Real Madrid. Ka qenë një përzierje shumë e mirë, nga tifozët, stafi, lojtarët dhe kjo ka qenë shumë e rëndësishme për përshtatjen time”.

“Është gjithçka e mrekullueshme, më thanë se Mançesteri ishte një qytet i vështirë për të jetuar, por unë po e dua atë”, përfundoi mesfushori brazilian.

/Shqip.com