Art Jetese

Çajrat e mrekullueshëm që qetësojnë dhimbjet e fytit

Dhimbja e fytit zakonisht është shenja e parë e një ftohjeje ose gjendjeje virale.

Megjithatë mund të ketë edhe shkaqe të tjera si ajri i thatë, reaksionet alergjike, deri tek ekspozimi ndaj irrituesve apo ndotësve.

Pavarësisht shkakut, një filxhan çaj mund t’ju ndihmojë të ndiheni shumë mirë në rastin e një dhimbjeje fyti.

Më poshtë do të gjeni disa nga çajrat bimorë që mund t’i përgatisni në një rast të tillë:

Çaji i ngrohtë

Pirja e diçkaje të nxehtë mund t’i përkeqësojë gjërat, prandaj çaji duhet të jetë i ngrohtë. Qëllimi është ta qetësoni fytin tuaj të inflamuar ose irrituar, jo ta përkeqësoni atë.

Shtoni mjaltë në të

Sheqeri i bardhë nuk do të ishte një ide e mirë për një fyt me dhimbje dhe të inflamuar, prandaj shtoni mjaltë në filxhanin tuaj të çajit. Ka efekte tepër pozitive.

Çaji jeshil

Çaji jeshil përmban antioksidantë me shumicë që ndihmojnë në zbutjen e dhimbjes së fytit,  duke ju ndihmuar ta merrni veten shpejt nga një infeksion, alergji ose acarim.

Çaji i xhinxherit

Përveç të vjellave dhe problemet me tretjen, çaji i xhinxherit gjithashtu zbut dhimbjen e fytit. Kjo për shkak se ka veti të shkëlqyera anti-inflamatore të cilat gjithashtu zvogëlojnë dhimbjen.

Çaj me shafran Indie

E thënë thjesht, shafrani i Indisë është një kushëri i xhinxherit, por me një ngjyrë portokalli të theksuar. Kështu që mund ta merrni sa herë që vuani nga një dhimbje fyti.

Përveç lëngut të limonit, mund t’i shtoni  edhe një lugë mjaltë organik për shije më të mirë.

Çaj kamomili

Çaji i kamomilit është i mrekullueshëm për njerëzit që vuajnë nga problemet me tretjen, por edhe ata që vuajnë nga pagjumësia dhe çrregullimet e ankthit.

Por është një ide shumë e mirë të pini një filxhan çaji kamomil sa herë keni dhimbje fyti, gjithashtu. Qetëson kollën dhe momenti më i mirë për ta pirë është mbrëmja.

/Shqip.com