Art Jetese

Çaji i gjelbër mund të përmirësojë shëndetin e zemrës

Ilustrim, çaji i gjelbër

Pas ujit, çaji gjelbër është pija më e konsumuar në mbarë botën, vjen nga gjethet e bimës Camellia Sinesi nga Kina.

I vetmi ndryshim midis çajrave është niveli i oksidimit të gjetheve përpara se të thahen. Çaji i gjelbër është bërë nga gjethet e paoksiduara, gjë që e bën atë veçanërisht të pasur me antioksidantë, dhe një nga format më pak të përpunuara të çajit në dispozicion.

“The Manual” sjell përfitimet që mund të vijnë nga konsumimi i çajit të gjelbër.

Çaji i gjelbër

Çaji i gjelbër mund t’ju ndihmojë të humbni peshë

Çaji i gjelbër rrit shkallën e metabolizmit dhe djegien e yndyrës. Studimet kanë treguar gjithashtu aftësinë e çajit të gjelbër për të nxitur humbjen e yndyrës, veçanërisht në zonën e barkut.

Çaji i gjelbër ul rrezikun e disa kancereve

Çaji i gjelbër është plot me antioksidantë, të cilët veprojnë si pastrues të radikalëve të lirë dhe reduktojnë dëmtimet oksiduese në trup. Duke vepruar kështu, antioksidantët mund të parandalojnë disa nga dëmtimet qelizore që mund të çojnë në kancere të caktuara.

Çaji i gjelbër mund të përmirësojë shëndetin e zemrës

Hulumtimet kanë arritur në përfundimin se çaji i gjelbër mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru dhe sëmundjeve të tjera kardiovaskulare.

Çaji i gjelbër mund të ulë rrezikun e diabetit

Çaji i gjelbër mund të ndihmojë në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak dhe në rritjen e ndjeshmërisë ndaj insulinës.

Çaji i gjelbër mund të rrisë funksionin e trurit

Çaji i gjelbër përmban natyrshëm kafeinë, e cila mund të rrisë vëmendjen, vigjilencën dhe performancën njohëse dhe të ulë kohën e reagimit.

Çaji i gjelbër mund të rrisë jetëgjatësinë

Duke pasur parasysh përfitimet e shumta që lidhen me pirjen e çajit të gjebër, nuk mund të jetë befasi që çaji i gjelbër gjithashtu duket se rrit jetëgjatësinë e përgjithshme dhe zvogëlon rrezikun e vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet./SHQIP.com