Art Jetese

Çaji dhe vera mund ta ruajnë kujtesën

Sipas një studimi të ri të kryer nga studiuesit në Çikago, njerëzit që konsumojnë më shumë çaj dhe verë mund të kenë një shkallë më të lartë në ruajtjen e kujtesës.

Studimi përfshiu 961 persona. Në një moshë mesatare 81 vjeç pa demencë, atyre iu kërkua të plotësonin një pyetësor se sa shpesh konsumonin ushqime të caktuara.

Përveç kësaj, ata iu nënshtruan testeve konjitive dhe të kujtesës çdo vit që përfshinin kujtimin e listave të fjalëve, kujtimin e numrave dhe vendosjen e tyre në rendin e duhur.

Për më tepër, u shtruan pyetje në lidhje me nivelin e tyre të arsimimit, sa kohë shpenzuan duke ushtruar dhe sa kohë shpenzuan duke bërë aktivitete stimuluese mendore si leximi dhe luajtja e lojërave. Ata u ndoqën mesatarisht për shtatë vjet.

Dhe më pas, ata u ndanë në pesë grupe të barabarta bazuar në atë se sa konsumonin çaj ose verë në rutinën e tyre.

Grupi i cili kishte konsumuar më shumë kishte nivele më të larta njohëse, sesa ata që kishin konsumuar më pak.

Studimi zbuloi se ngrënia e më shumë frutave dhe perimeve dhe pirja e më shumë çajit është një mënyrë e lehtë për njerëzit që të marrin një rol aktiv në ruajtjen e shëndetit të trurit të tyre.

/Shqip.com