Sport Ndërkombëtar

Cafu “i thur elozhe” Arnoldit

Arnold dhe Cafu

Legjenda braziliane, Marcos Evangelista de Morais – i njohur si Cafu nuk ka kursyer lavdatat për futbollistin e Liverpoolit, Trent Alenxader-Arnold.

Në një pronocim për BBC Sport, ai ka “ngriltur në qiell” anglezin.

“Unë kam ndjekur Alexander-Arnold dhe fushatën që ai ka pasur në Liverpool. Përparimi i tij gjatë viteve të fundit ka qenë i mahnitshëm dhe për sigurisht që është një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë në botë”, tha ai.

Teksa, shtoi “ai është i ri, i fortë dhe është zhvilluar jashtëzakonisht duke marrë parasysh moshën e tij.

Cafu – po ashtu potencoi – që ka ngjshmëri në lojën e Arndold dhe tij – sa ishte futbollist aktiv

“Ai gjithashtu ka shumë përvojë dhe shoh shumë ngjashmëri mes tij dhe meje. Ne të dy kishim një vullnet dhe përkushtim për të sulmuar, për të shkuar përpara dhe për të pasur guximin për të gjuajtur dhe për të vendosur krosimet. Lëvizjet diagonale që ai bën në fushë janë gjithashtu të ngjashme me atë që bëja unë si lojtar”.

Arndold – është vetëm 22 vjeçar, por konsiderohet si një nga më të mirët në botë – në pozitën e tij.

Këmbëshpejti ka zhvilluar 21 ndeshje në këtë sezon të Premierligës, teksa ka asistuar 12-të herë dhe ka realizuar dy gola.

Krosimet e sakta janë “arma” e tij e fortë, kurse sipas “Transfermarkt” vlera e tij është 72 milionë euro. /Shqip.com