Byrek me patate dhe pulë
Përbërësit:
1 pulë (1800 g)
5 kg patate
1 kokë qepë
1 karotë
1 kërcell selino
2 lugë çaji kripë
2 lugë gjelle gjalpë
Përgatitja:
Mishi, qepa, karota, selinoja dhe kripa vendosen në ujë të ftohtë dhe nxehen. Kur të vlojë, gatuajeni për rreth dy orë. Kullojeni supën.
Pastroni pulën dhe e prisni në copa më të vogla.
Qëroni patatet, grijeni imët dhe shtrydhni lëngun e tepërt duke e vendosur në një leckë të pastër dhe duke e kulluar mirë ujin.
Matni sasinë e lëngut që kanë lëshuar patatet dhe hidhni atë. Në një enë me patatet e kulluara në rende, gradualisht, duke e trazuar, shtoni supën e kulluar në të njëjtën sasi si uji që kulluat nga patatet.
Gjysmën e masës e vendosim në një enë të madhe të lyer me yndyrë dhe më pas e rregullojmë mishin e prerë në feta.
Mbulojini me pjesën tjetër të patateve dhe shtoni gjalpin e zbutur.
E pjekim në 200 gradë Celsius për gjysmë ore, derisa të marrin ngjyrë kafe të artë.
Më pas ulim temperaturën në 180 gradë dhe e pjekim edhe dy orë të tjera.
/Shqip.com