Lajme

Burri i infermieres kanos pacientin në spitalin e Gjakovës

Spitali "Isa Grezda" në Gjakovë

Burri i një infermiere në Spitalin e Gjakovës ka kanosur një pacientë pas një mosmarrëveshje.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së shtune.

“Është raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar ka kanosur një pacient i cili ishte i shtrirë në spital, vlen të ceket se pacienti kishte një mosmarrëveshje me një infermiere dhe i dyshuari burri i saj ka kanosur viktimën. I dyshuari është arrestuar”, thuhet në njoftim.

Ilustrim

PK ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje./Shqip.com