Lajme

“Burri dhunon, gjykata arsyeton”, marsh protestues në Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Marsh protestues

“Burri dhunon, gjykata arsyeton”, është njëra nga motot e thëna në organizimin “Marshojmë s’festojmë”

Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve kanë marrë pjesë në këtë marsh para Pallatit të Drejtësisë në Hajvali.

Me pankarta në duar të gjithë një zëri kanë thirrur “Poshtë gjykata patriarkale”, “Poshtë policia patriarkale”, “Edhe sa thirrje të humbura”, “Prokuroria i ka duart me gjak”, “Burri dhunon, gjykata arsyeton”.

Gjatë protestës, pjesëmarrësit kanë hedhur ngjyrë  të kuqe para Pallatit të Drejtësisë.

Ndërkaq, njëra nga organizatorët e këtij marshi, ka thënë se që nga viti 2010 janë vrarë, 48 gra nga burrat në Kosovë

“Marshi protestues i tetë marsit këtë vit nis pikërisht këtu nga Pallati i Drejtësisë, pasi që në këtë tetë mars i denoncojmë si bashkëfajtore të gjitha institucionet e drejtësisë për vrasjen e grave”, ka thënë ajo.

Marshi ka nisur nga Pallati i Drejtësisë në Hajvali, për të vazhduar në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë e deri tek objekti i Qeverisë së Kosovës./Shqip.com