Lajme Botë

Burns arrin në Pekin si ambasador i ri i SHBA-së

Ambasadori i ri, Nicholas Burns ka shkelur tokën kineze. 

Puna e tij si ambasador në Kinë do të jetë e vështirë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina nuk i kanë marrëdhëniet e mira. 

SHBA-ja ka kritikuar Kinën disa herë në lidhje me çështjen e Tajvanit pastaj për çështjen e tregtisë si dhe ka akuzuar se po shkel të drejtat e njeriut.

Kurse ngjarjet në Ukrainë i shtohen listës së mospajtimeve ndërmjet këtyre dy superfuqive.

Burns ka arritur të premten së bashku me gruan e tij dhe me një grup të diplomatëve amerikanë të cilët së bashku  me familjet e tyre do t’i nënshtrohen izolimit shkaku i masave anti-Covid.

Ai është takuar me stafin e ambasadës nëpërmjet platformës online.

Burns është një diplomat karriere i cili ka shërbyer edhe si këshilltar për politikën e jashtme për Presidentin e Amerikës, Joe Biden gjatë fushtatës elektorale.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina konsiderohen si rival gjeopolitik përkatësisht ata tentojnë të shtrijnë ndikimin e tyre në Azi.

Administrata Biden vazhdon t’i forcojë marrëdhëniet e saj me shtetin e Tajvanit i cili shtet nuk njihet nga Kina.  Pastaj ka ruajtur tarifat të cilat u janë vendosur mallrave kineze në kohën e ish-presidentit, Donlad Trump.

Kina është e irrituar pasi diplomatët amerikanë kishin bojkotuar lojërat dimërore në Pekin për shkak se ata konsiderojnë se po shkeleshin të drejtat e minoriteteve sidomos të minoritetit ujgur.

Kina vazhdon të mos e dënojë agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës ngase ata fajësojnë SHBA-në se e ka krijuar këtë konflikt ngase asnjëherë nuk kanë dashur që të dëgjojnë për shqetësimet e Moskës. /Shqip.com