Bundesliga nis me derbi
Publikuar:
(05.08.2022 16:53:09)

Bundesliga – nis sonte me një ndeshje derbi.
Eintracht Frankfrut e pret Bayern Munchen – në shtëpi, me fillim nga ora 20:30.
Të dyja skuadrat hyjnë në këtë takim për fitore.
Frankfurti pritet të jetë një “arrë e fortë” për kundërshtarët në këtë sezon, pasi e mban epitetin e kampionit të Europaligës.
Në anën tjetër, Bayerni e synon mbrotjen e tititullit për të 11-të rradhazi.
Ky takim do jetë një “test” për sulmin e bavarezëve – sepse është ndeshja e parë kampionale – pa Robert Lewnadowskin./Shqip.com