Sport Ndërkombëtar

Bufi i famshëm në fanelën e Barcelonës ndaj Real Madridit

Kjo fundjavë do jetë e tëra nën hijen e superderbit evropian, Real Madrid-Barcelona.

Përveç risive në formacionin e ekipeve, skuadra e Barcelonës në këtë ndeshje do të paraqitet me një buf në fanelë.

Zyrtarisht sponsori i fanelës së Barcelonës është logoja e kompanisë Spotify, por në ndeshjen e fundjavës Barça do ta mbajë logon e artistit Drake.

Kjo do të jetë si shpërblim për reperin pasi që Drake bëhet i pari që ka marrë 50 milionë shikime në platformën Spotify./SHQIP.com

/Shqip.com