Buffon e “thumbon” Ronaldon – “Juventusi e humbi ADN-në”

Konsiderohet si një nga portierët më të mirë në historinë e futbollit, por Ligën e Kampionëve nuk e fitoi dot.
Gianluigi Buffon iu afrua trofeut dy herë, por në të dyja rastet u mposht në finale.
Ish-gardiani i Juventusit ka dhënë një deklaratë për mediat italiane – ku ka lënë të kuptojë se para që Ronaldo të bashkohej bardhezinjtë – ekipi kishte një ADN, e cila humbi më pas.
“Juventusi pati shansin për të fituar Ligën e Kampionëve vitin e parë që ai mbërriti, që ishte viti kur isha në Paris Saint-Germain dhe nuk mund ta kuptoja se çfarë ndodhi.
Kur u ktheva, punova me CR7 për dy vjet dhe kaluam mirë bashku, por mendoj se Juventusi e humbi ADN-në e të qenurit një ekip”, u shpreh Buffon.

Is-reprezentuesi italian nuk ndaloi me kaq, duke thënë se “Ne arritëm në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2017, sepse ishim një skuadër plot përvojë, por mbi të gjitha ishim një njësi e vetme dhe ishte kjo garë për vendet brenda grupit që ishte shumë e fortë. Ne e humbëm atë me Ronaldon”.
Ani pse 43 vjeçar, Gianluigi po vazhdon ende të jetë aktiv në fushën e gjelbër.
Këtë sezonë ka qenë i pazëvendësueshëm te Parma në Serie B – duke zhvilluar gjithsej 18-të ndeshje.
Buffon do të mbetet në librat e historisë edhe për një kohë të gjatë, pasi ka gjithsej 657 paraqitje në futbollin elitar të Italisë – asnjë futbollist nuk ka më shumë se ai./Shqip.com