Buffon befason me kombëtaren që do ta përkrahë në Botëror
Publikuar:
(16.11.2022 10:09:35)

Kampioni i Botës në vitin 2006, Gianluigi Buffon, ka thënë se në mungesë të Italisë në Botërorin e Katarit, ai do të jetë fans i Kamerunit.
“Si zakonisht, kur Italia nuk është aty, përpiqem që t’i ndjek skuadrat ku luajnë shokët e mijë të skuadrës apo miqtë, apo ata të cilët tradicionalisht nuk janë favoritë. Në këtë rast, kombi që do ta përkrah në Botëror është Kameruni. Ata kanë një vend të veçantë në zemrën time”, ka thënë Buffon.

Legjenda e portës italiane ka vendosur që të bëhet portier, pasi kishte parë një ndeshje të Kamerunit në Botërorin e vitit 1990 dhe ishte inspiruar nga portieri i tyre, Thomas N’Kono.
Ai i është shumë mirënjohës kësaj figure madje e ka emëruar edhe djalin e tij, Thomas, për ta nderuar N’Konon.
/Shqip.com