Lajme

BSPK: Me 8 prill do të mbajmë protestë

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka bërë të ditur se pas takimit konsultatib me përfaqësuesit e Federatave Sindikale, janë pajtuar që me 8 prill të mbahet protestë.

Ky takim është mbajtur nën kryesimin e Kryetarit të BSPK-së, Atdhe Hykolli.

“Në Takim u caktua këshilli organizativ i cili do të përkujdeset për zhvillimin e qetë të Protestës e cila do të nisë me marshin prej Bibliotekës Kombëtare e deri te Sheshi “Skënderbe” ku para ndërtesës së Qeverisë, Partnerit Social do t’i parashtrohen publikisht kërkesat e arsyeshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës:

Takimi i BSPK-së

1. 100€ nga buxheti i shtetit për të gjithë të punësuarit në sektorin publik përfshirë edhe punëtorët e Ndërmarrjeve Publike – deri në përmbushjen e kërkesave të mëposhtme

2. Përcaktimi i Pagës Minimale

3. Miratimi i Ligjit për Paga

4. Nisja e zbatimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore.

5. Nënshkrimi i marrëveshjes kolektive gjithëpërfshirëse

6. Amendamentimi-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuar nga Shteti, pranimi i përvojës se punës për të gjithë të larguarit nga puna gjatë vitëve të 90-ta, dhe të eliminohet kriteri prej 15 vite përvojë punë para vitit 1999”, thuhet në njoftim./Shqip.com