Nis protesta e BSPKS-së

Sot nuk po mësohet por po protestohet. Mësimi në shkolla sot gjatë ditës nuk është mbajtur për arsye se Bashkimi i Sindikatave të Pavarura po proteston në Prishtinë.
Ata po kërkojnë që të miratohet ligji i pagave dhe njëkohësisht po kërkojnë që qeveria të ju jap 100 euro deri në miratimin e këtij ligji.
Gjatë ditës se djeshme Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka kërkuar që protesta të mos mbahet.
MASHTI përmes një reagimi ndaj BSPK-së kanë thënë se arsyet e mosmbatjes së mësimit dhe mbajtja e grevës dhe protestës nuk përkojnë me gjendjen në arsimin parauniversitar e as me nevojat për të përmisuar atë.
Sipas tyre, humbja e mësimit është cenim i të drejtës themelore të fëmijëve për arsimim dhe si e tillë është e papranueshme.
Sipas MASHTI-it diskutimet për greva dhe protesta të mësimdhënësve nuk do të duhej të bëheshin në këtë kohë, kur është edhe fundi i vitit shkollor
Lidhur me Protestën e sotme në një prononcim për Shqip.com, Rrahman Jashari ka thënë se sot pret që të ketë një protestë masive.
Po ashtu Jashari ka thënë se pret që pas protestës Qeveria e Kosovës të reflektojë./Shqip.com