Sport Shqiptar

Broja s’i ndahet listës së merkatos, zbulohet ekipi i Seria A që kërkon sulmuesin kuqezi

Pasi kaloi tek Fulhem në formë huazimi deri në fund të sezonit, Armando Broja do jetë sërish në treg gjatë merkatos së verës.

Drejtuesi i Chelseas kërkon që Broja të marrë veten dhe ta shesë gjatë verës.

Armando Broja pritet të shndërrohet në një okazion për shumë klube.

Sipas mediave italiane, sulmuesi kuqezi ka qenë dhe mbetet një dëshirë e Milanit.

Drejtuesit e klubit kuqezi kanë shfaqur interesim për Brojën në mënyrë konstante.

“Djalli” pritet të futet sërish në garë në fund të këtij sezoni pasi ekipit të Piolit i duhet me çdo kusht një qendërsulmues i ri dhe Broja i plotëson të gjitha kriteret.

/Shqip.com