Sport Ndërkombëtar

Broja luan nga minuta e parë për Chelsean

Armando Broja për herë të parë këtë stinor do të luajë nga minuta e parë për Chelsean.

Graham Potter ka vendosur t’i besoj sulmuesit shqiptar në përballjen kundër Brenfordit.

Përkrah reprezentuesit të Shqipërisë do të luajnë edhe Havertz dhe Gallagher.

Në mesfushë do të luajnë edhe Cucurella, Jorginho, Mount, Loftus-Cheek, derisa mbrojtja përbëhet nga Azpilicueta, Chalobah dhe Koulibaly.

Derisa në portë do të jetë Arrizabalaga.

11-shja startuese te Brentford janë: Raya, Jorgensen, Mee, Pinnock, Roerslev, Henry, Onyeka, Janelt, Jensen, Mbeumo, Toney.

Chelsea deri më tani pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara ka gjashtë fitore, një barazim e dy humbje, kurse, Brendford është i 9-ti me tri fitore, katër barazime e tri humbje.

Ndeshje do të fillojë në ora 20:30.

/Shqip.com