Lajme Ballkan

Brnabiq: Qeveria është me serbët në Kosovë, ata duan vetëm zbatimin e marrëveshjes

Kryeministrja e Serbisë theksoi se serbët në Kosovë kanë treguar durim dhe tolerancë gjatë dekadës së kaluar, pikërisht sepse duan paqe dhe besojnë në sundimin e ligjit, shkruan Tanjug.

“Qeveria e Serbisë mbetet e vendosur për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe qëndron pranë popullit tonë të guximshëm dhe dinjitoz në Kosovë, i cili dëshiron vetëm zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara”, tha kryeministrja Ana Brnabiq.

Në njoftim ajo theksoi se përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, duke vendosur që të pezullojnë pjesëmarrjen e tyre në institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë, thjesht mbrojtën të drejtën publike ndërkombëtare dhe Marrëveshjen e Brukselit.

Kujtojmë se sot policët serbë në veri të Kosovës dorëzuan uniformat e tyre dhe u larguan nga puna.

Kjo në shenjë të vendimit të djeshëm për pezullimin nga puna të drejtorit të policisë rajonale të Mitrovicës së veriut.

/Shqip.com