Lajme

Bërnabiç vizitë në Kosovë: Policia bllokon disa rrugë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq.

Drejtoria e Përgjithshme e Policë, ka njoftuar së të hënën, në Kosovë do të qëndrojë për vizitë kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç, së bashku me një delegacion shoqërues.

PK-ja njofton se kjo vizitë do të realizohet në Mitrovicën e Veriut.

“Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite e cila realizohet në Mitrovicën e Veriut, do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike.”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:
Ana Bërnabiq viziton Kosovën, kjo është agjenda

Po ashtu, është bërë e ditur se policia do t’i bllokojë disa rrugë për qarkullim të përkohshëm.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore), të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta, si dhe në lokacione të caktuara ku parashihen të realizohen aktivitete.”

Ndërsa, për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante./Shqip.com