Kulturë

Britney Spears thotë se ajo ndoshta nuk do të performojë më kurrë

Mes problemeve me familjen e saj, kujdestarinë dhe menaxherët e biznesit Britney Spears njoftoi se ndoshta nuk do të përformojë më kurrë.

Ajo gjithashtu shkroi se ishte e pakënaqur me numrin e kërcimtarëve që ishin punësuar për të performuar me të gjatë qëndrimit të saj katërvjeçar në Las Vegas, i cili përfundoi në vitin 2017.

“Jam goxha e traumatizuar për jetën dhe po, jam e inatosur dhe jo, ndoshta nuk do të performoj përsëri vetëm sepse jam kokëfortë dhe do ta them mendimin tim,” tha ajo.

Ironikisht, deklarata vjen ndërsa Spears shijon suksesin e duetit të saj me Elton John, “Hold Me Closer”, muzika e saj e parë e re që nga albumi “Glory” 2016.