Lajme Botë

Britania pagoi 1.2 milionë funte për të siguruar një përkthyes shqiptar

Britania e Madhe ka paguar 1.2 milionë funte për të siguruar shërbimet e një përkthyesi shqiptar.

Shuma e parave të taksapaguesve britanikë që përdoren për të siguruar përkthyes shqiptarë për kriminelët e dyshuar është dyfishuar në pesë vitet e fundit, tregojnë shifrat e reja.

Ministria e Drejtësisë (MD) zbuloi se një rekord prej 1.2 milionë funtesh u shpenzuan vetëm vitin e kaluar duke ofruar staf dygjuhësh për të komunikuar procedurat ligjore me shqiptarët e akuzuar për kryerjen e krimeve në MB.

Kjo është një rritje prej 35 %  në vitin e fundit dhe dyfishi i shifrës prej 507,000 £ e regjistruar pesë vjet më parë, raporton Dailymail.

Rritja vjen pasi numri i shqiptarëve të mbyllur në burgjet në Angli dhe Uells është rritur nga 726 në 1500.MD tha se përkthyesit përdoren gjithashtu për viktimat dhe dëshmitarët e veprimtarisë kriminale.

Rritja e parave që shpenzohen për ndihmën gjuhësore për shqiptarët vjen pasi ekspertët e krimit kanë zbuluar se bandat nga shteti ballkanik janë angazhuar për të marrë nën kontroll pjesën më të madhe të tregtisë së paligjshme të drogës në Mbretërinë e Bashkuar.

Agjencia Kombëtare e Krimit po punon me policinë lokale në Shqipëri për të parandaluar njerëzit që shkojnë drejt Britanisë dhe po godet bandat e kontrabandës.

Londra është qendra e tyre kryesore, por ato janë krijuar në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

/Shqip.com