Sport Ndërkombëtar

Brighton i thotë jo Cityt, kërkon më shumë se 30 milionë euro për Cucurellan

Manchester City pasi përforcoi sulmin po kërkon të blindoj edhe mbrojtjen.

Por, prioriteti i tyre për këtë repart, Marc Cucurella po del të jetë një sfidë për Pep Guardiolan dhe skuadrën e tij.

Pas, një transferimi nga La Liga në Premier League, mbrojtësit të krahut nuk iu desh kohë të adaptohej me skuadrën e re dhe Ligën e re.

Ai pati impakt të menjëhershëm, duke u zgjedhur lojtari i sezonit te “The Seaguels”.

Paraqitjet e 23-vjeçarit kanë tërhequr vëmendjen e kampionëve të anglisë.

Por, Brighton po kërkon një shumë mjaft të lart për kartonin e spanjollit.

City tashmë ka ofruar 30 milionë funte, por sipas raportimeve Brighton kërkon së paku 50 milionë.

City e sheh Cucurellan si zëvendësuesin e Oleksandr Zinchenko, i cili pritet t’i bashkohet Jesus te Arsenali.

Guardiola këtë verë ka transferuar edhe Erling Haaland, Kalvin Phillips dhe Stefano Ortega, derisa Julian Alvarez u nënshkrua në janar, por nuk u bashkua me skuadrën deri këtë verë./Shqip.com