Lajme

Brenda gjysmë ore, tre raste të përdorimit të substancave narkotike në Burgun e Dubravës

Qendra Korrektuese në Dubravë

Gjatë 24-të orëve të fundit janë raportuar tri raste të përdorimit të substancave narkotike në Burgun e Dubravës.

Rasti i parë është raportuar në ora 19:22 minuta ku raportohet se gjatë kontrollit të tualetit të burgut është gjetur dhe konfiskuar rreth një gram substancë narkotike e llojit Marihuanë. Rasti është duke u hetuar.

Në ora 19:30, raportohet se  gjatë kontrollit të dhomës së një të burgosuri është gjetur dhe konfiskuar rreth 1 gram substancë narkotike e llojit Marihuanë. Rasti është duke u hetuar.

Dhe në ora 19:55, raportohet se gjatë kontrollit të dhomës, së një të burgosuri është gjetur dhe konfiskuar rreth 11.3 gram substancë narkotike e llojit Marihuanë. Rasti është duke u hetuar./Shqip.com