Lajme

Brenda 24 orëve pesë raste të falsifikimit të parave, të gjitha kartëmonedha 100 euro

Kartëmonedha 100 euro

Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur pesë raste të falsifikimit të parave, dhe të gjitha me kartëmonedhën 100 euro.

Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm në rajonin e Prishtinës kanë ndodhur dy raste.

Rasti i parë rreth orës 10:00 në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinës, ku një person i dyshuar ka bërë pagesën me një kartëmonedhë 100 euro.

Rasti i dytë në Prishtinë ka ndodhur në rrugën Robert Doll gjatë orës 10:30 të ditës së hënë.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se një person ka deponuar një kartëmonedhë në vlerë 100 € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është konfiskuar nga njësitet policore për ekzaminime të mëtutjeshme”, thuhet në njoftim.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në Suharekë rruga “Brigada 123” gjatë orës 12:00

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se, një person i panjohur ka deponuar një kartëmonedhë në vlerë 100 € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është konfiskuar nga njësitet policore për ekzaminime të mëtutjeshme. Rasti duke u hetuar”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Në mëngjesin e së hënës, Gjakova është prekur nga dy raste të ngjajmë njëra në fshatin Bishtazhin rreth orës 08:10 dhe tjetra në fshatin Planqor në ora 08:40. 

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se gjatë kontrollit të pazarit ditor ka vërejtur një kartëmonedhë në vlerë 100 €, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është konfiskuar nga njësitet policore për ekzaminime të mëtutjeshme. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, thuhet në njoftim.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se gjatë kontrollit të pazarit ditor ka vërejtur një kartëmonedhë në vlerë 100 €, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është konfiskuar nga njësitet policore për ekzaminime të mëtutjeshme. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”.

PK ka njoftuar se të gjitha raste janë duke u hetuar/Shqip.com