Lajme

Brenda 24 orëve në spital përfundojnë 25 qytetarë për shkak të lëndimeve në trafik

25 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në 24 orët e fundit pasi ishin aksidentuar në trafik.

Kjo është bërë e ditur nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

“25 persona, të aksidentuar në trafik, kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK- përkatësisht në Klinikën Emergjente, gjatë 24 orëve të fundit” thuhet në njoftim.

Po ashtu gjatë këtij intervali kohor janë trajtuar edhe 241 paciencë.

“Brenda këtij intervali kohor, përpos tyre, në këtë klinikë janë trajtuar edhe 241 pacientë tjerë, nga ta 66 në Dhomën e Reanimimit (Dhoma e Kujdesit të Avancuar Emergjent)” thuhet më tutje në njoftim.

Gjatë 24 orëve janë realizuar edhe 49 vizita kirurgjike. /Shqip.com