Sport Ndërkombëtar

Botman te Ac Milan afër kapitullimit, teksa Newcastle troket në derë të Lille

Qendërmbrojtësi që u kërkua me ngulm nga rossonerët tani duket se do të ketë të ardhme diku tjetër.

Kjo pasi që bisedimet për arritjen e një marrëveshje përfundimtare kanë ngecur – sipas Calciomercato.

Shkak i prishjes së planit thuhet të jetë ndryshimi i pronësisë së klubit, i cili mund të vërë në rrezik në sigurimin e shërbimeve të anëtarit të Lille.

Sven Botman, Lille

Milani tani mund të vendosë që 30 milionë eurot e planifikuara t’i shpenzonin në holandezin t’i përdorur diku tjetër, gjë që mund të hapë derën për një ofertë rivale nga Newcastle United.

Me klubin anglez tashmë në pronësi të familjes mbretërore të Arabisë Saudite, ata llogariten si kandidati kryesor për të zbarkuar 22 vjeçarin në “Saint James’ Park”.

Kurse, kampioni i Italisë mund të zhvendosë vëmendjen te qendërmbrojtës të tjerë, por me çmim të arsyeshëm.

Sven Botman, Holanda

Përndryshe, Sven ka kontratë me Lille deri më 30 qershor të vitit 2025, teksa vlera e tij në treg arrin 30 milionë euro sipas ‘transfermarkt’. /Shqip.com