Sport Ndërkombëtar

Botërori i fundit – për shumë legjenda

Kupa e Botës

Shumë legjenda do i varin këpucët – nga kombëtarja.

Vitet po ikin dhe ndërrimi i gjeneratave është i domosdoshëm.

Kupa e Botës “Katari 2022” do jetë një “ceremoni përshëndetëse” e shumë lojtarëve të mëdhenjë.

Brazili

Daniel Alves, Thiago Silva, Neymar JR - Daniel Alves and Thiago Silva  Photos - Zimbio
Thiago Silva dhe Dani Alves

Seleçao është një nga skuadrat favorite për të dalë fituese, por disa lojtarë të tyre do e shijojnë botërorin e fundit me këtë fanelë.

Dani Alves – 38 vjeçar, Thiago Silva 37 vjeçar dhe Marcelo me 33 vite në supe – do e shijojnë kompeticionin e fundit.

Argjentina

Big Revelation As Angel Di Maria Discloses Stunning Update Messi Told Him  After Copa America Win ▷ SportsBrief.com
Messi dhe Di Maria

Për gjashtë herë fituesin e Topit të Artë – me shumë mundësi kjo do të jetë shansa e fundit.

Messi është 35 vjeçar dhe forma fizike nuk është më ajo e dikurshmja.

Së bashku me të – nga kjo kombëtare mund të përshendetet edhe Angel Di Maria – që është 34 vjeçar.

Portugalia

Ronaldo: Pepe was the best player at the Euros, not Griezmann
Pepe dhe Ronaldo

Edhe Cristiano Ronaldo e synon trofeun – ndoshta për të fundit herë.

CR7 është 37 vjeçar dhe rrugëtimi i tij me kombëtare po shkon drejtë fundit – dita e ditës.

Por, së bashku me të – nga ish-kampionët e Evropës mund t’i varin këpucët edhe tandemi i mbrojtes, Pepe dhe Fonte.

Pepe është 39 vjeçar, kurse Fonte 38. Një rrugëtimi të gjatë po i vie fundi.

Spanja

Busquets, Alba play full 90 minutes as Spain beat Romania
Busquets dhe Jordi Alba

Shumë gjenerata kanë kaluar, por Sergio Busqutes nuk mbeti në bankën rezervë dot.

Por, ky botëror pritet të jetë i fundit për gjeniun e mesfushës.

Me 35 vjet në supe dhe më shumë talentë të rinjë që po dalin nga futbollistët spanjollë – koha e tij duket që është afër përfundimit.

Teksa, shoku i tij i skuadërs, Jordi Alba ka deklaruar publikisht që kjo është Kupa e Botës e fundit për të.

Gjermania

Manuel Neuer still the best around, says Germany legend Sepp Maier |  Bundesliga
Manuel Neuer

Është gardian i portës së Gjermanisë që më shumë se një dekadë.

Por, tashmë është 36 vjeçar.

Manuel Neuer – do e djersitë për hërë të fundit në një botëror fanëlën e “die mannschaft”.

Pasardhës i tij – më shumë gjasë pritet të jetë portieri i Barcelonës, Marc – Andre Ter Stegen.

Uruguai

Suárez y Cavani, una dupla de película | El Diario Ecuador
Suarez dhe Cavani

Të dy janë 35 vjeçar.

Të ende po luajnë në majat e futbollit evropian.

Por, duket që këti rrugëtimi po i vie fundit.

Edinson Cavani dhe Luis Suarez do e lujnë Botërorin e katërt me fanelën e Uruguait.

Të dy “vrasësit” do i japin fund një historie të bukur.

Kroacia

Luka Modric is the only Real Madrid player on the pitch in Croatia vs  Spain, but he could be man to ruin Euro 2020 dream, as midfielder has a  weapon that makes
Luka Modric

Luka Modric –  do e përmbullë një kapitull në karrierën e tij.

Në Rusi ishte lider i tyre. I dërgoi deri në finale, por treofun nuk e ngriti dot.

Mesfushori kroat – gëzon formë të lartë fizike edhe në moshën 36 vjeçare, por deri në botërorin e ardhshëm do jetë 40 vjeçar.

Një historie të suksesit – po i lexohet fundit.

Kampionati Botëror – do nis me datë 21 nëntor dhe mbaron me 18-të dhjetor./Shqip.com