Bota e futbollit solidarizohet me Ukrainën

Bota sportive po solidarizohet me Ukrainën dhe po dënon ashpër sulmin e ushtrisë së Rusisë.
Ruslan Malinovskyi ka shënuar dy gola për skuadrën e Atalantas brenda dy minutash në plejofin Ligës së Evropës.
Atalanta mposhti Olympiacos me rezultat 3:0 për tu kualifikuar në raundin tjetër të kësaj gare.
Pas golit të parë të shënuar, Malinovskyi i është drejtuar një kamere prapa portës së Olympiacosit, dhe shfaqi shkrimin “jo luftës në Ukrainë”.
Malinovskyi shënoi në minutën e 67-të fillimisht, dhe në të 69-tën më pas.
Derisa golin tjetër të mysafirëve e shënoi Joakim Maehle.
Derisa në ndeshjen e Konferencë League, skuadra nga Norvegjia, Bodo/Glimt është solidarizuar me Ukrainën që është sulmuar nga Rusia.

Në ndeshjen ndaj Celticut, tifozët e ekipit norvegjez kanë bërë një gjest të thjesht për të treguar solidaritetin e tyre me Ukrainën.
Ata kanë shpalosur flamuj të Ukrainës në tribuna.
Ndeshjen e fitoi Bodo/Glimt me rezultat bindës 2:0.
E një gjest të ngjashëm kanë bërë edhe tifozët e Dinamo Zagrebit gjatë duelit kundër Sevillas në kuadër të Ligës së Evropës. /Shqip.com
Dinamo Zagreb supporters hold up a sign saying “Support To The People Of Ukraine” during their Europa League match against Sevilla pic.twitter.com/eEOTebvd2L
— B/R Football (@brfootball) February 24, 2022