Sport Ndërkombëtar

Boston pëson humbje që mund t’i kushtojë shumë

Boston ka pësuar humbje të thellë (130-111) nga Washington, duke ndërlikuar sfidën për kreun në Konferencën e Lindjes, pozitë të cilën e zotëron Milwaukee. Porzingis realizoi 32 pikë e 13 kërcime për Washington. Fitore në sekondat e fundit shënoi Atlanta, që mundi 120-118 Cleveland, ndeshje ku u dallua Murray me 29 pikë, ndërsa 44 pikët e Mitchell mbetën për statistikë.

Fitoi edhe Toronto, që mundi 106-92 Miami, ndeshje ku Siakam realizoi 26 pikë, mbështetur edhe nga Anunoby e Barnes, me nga 22 pikë secili.

Kampionët e Golden State mundën 120-109 New Orleans, me Stephen Curry protagonist, autor i 39 pikëve. Ndërsa Memphis, falë 31 pikëve të Bane, mundi 113-108 Orlando.

Rezultatet
Washington – Boston 130-111
Atlanta – Cleveland 120-118
Toronto – Miami 106-92
Memphis – Orlando 113-108
Oklahoma – Charlotte 134-137
Golden State – New Orleans 120-109

/Shqip.com