Sport Ndërkombëtar

Boston vetëm një fitore larg kreut të Konferencës Lindore

 Boston ka fituar ndaj Sacramentos 32-109 dhe është vetëm një fitore larg kreut të renditjes në Konferencën e Lindjes. Skuadra e Celtics bëri një ndeshje të mirë, ku u dalluan Tatum me 36 e Brown me 27 pikë. Fiton edhe Cleveland, që mundi 115- 109 Brooklyn jashtë fushe, ndeshje ku u dallua Mitchell me 31 pikë.

Oklahoma ka befasuar duke siguruar fitoren në sekondën e fundit me shifrat 101-100, ndeshje ku diferencën në fushë e bëri Shai, autor i 31 pikëve.

Atlanta mposhti 129-107 Detroitin, me Young protagonist, autor i 30 pikëve e 12 asistimeve. Ndërsa New Orleans, falë 32 pikëve të Ingram, mundi thellë San Antonion, 119-84.

Rezultatet:
Orlando – Washington 122-112
Atlanta – Detroit 129-107
Brooklyn – Cleveland109-115
New Orleans – San Antonio 119-84
Sacramento – Boston 109-132
Clippers – Oklahoma 100-101

/Shqip.com