Borrell: Serbia ka vendosur t’i pranojë dokumentet e Kosovës

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josef Borrel ka bërë të ditur se tashmë është arritur marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë sa i përket përdorimit të letërnjoftimeve nga ana e qytetarëve të këtyre dy shteteve.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga vetë ai në rrjetin social në Twitter.
“Serbët e Kosovës, si dhe të gjithë qytetarët e tjerë, do të mund të udhëtojnë lirshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke përdorur letërnjoftimet e tyre. BE-ja sapo mori garanci nga kryeministri Kurti për këtë. Kjo është një zgjidhje evropiane”, ka shkruar Borrel.
Kosovo Serbs, as well as all other citizens, will be able to travel freely between Kosovo & Serbia using their ID cards. The EU just received guarantees from PM Kurti to this end.
This is a European solution. We congratulate both leaders on this decision & their leadership
(2/2)— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) August 27, 2022
Ne i urojmë të dy liderët për këtë vendim dhe udhëheqjen e tyre (2/2), ka shtuar më tutje Borrell.
Ajo që Kosova bëri në mesnatën e 1 gushtit në pikat kufitare me Serbinë, që çoi në tensionimin e situatës në veri të Kosovës, ishte dakorduar në Bruksel para 11 vjetësh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Lëshimin e dokumentit për hyrje/dalje Serbia e pati zbatuar menjëherë ndaj shtetasve të Kosovës, por jo edhe Kosova ndaj shtetasve serbë. Ky dokument i zëvendëson dokumentit e identifikimit të dy shteteve gjatë qëndrimit në to.
Më 29 qershor, në një mbledhje të rregullt, Qeveria e Kosovës vendosi reciprocitet për hyrjen të shtetasve të Serbisë në Kosovë, si dhe për mundësinë e riregjistrimit të veturave me targat e qyteteve në Kosovë – të cilat i lëshojnë autoritetet e Serbisë – me ato RKS.
Qveria e Kosovës kishte marrë vendim që të shtyej për datën 1 shtator masat e reciprocitetit me Serbinë për targat dhe dokumentet.
Ky vendim, siç njofton Qeveria kishte ardhur pas bisedimeve me faktorët ndërkombëtarë, amerikanë dhe evropianë.
Këtë e kishte kërkuar edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier.Ai ka thënë se kërkesa e SHBA-së është që të shtyhet për 30 ditë implementimi i reciprocitetit për dokumente me Serbinë.
Lajmi në përditësim./Shqip.com