Lajme

Hovenier mirëpret vendimin e Qeverisë për shtyrje të zbatimit të reciprocitetit me Serbinë

Ambasadori i ri i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, e ka mirëpritur vendimin e liderëve të Kosovës, për të pezulluar përkohësisht zbatimin e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Përmes një postimi në Twitter ai ka thënë se që të dyja masat janë plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit, dhe ishin të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar

“SHBA mirëpret vendimin e liderëve të Kosovës për të pezulluar përkohësisht zbatimin e masave të reciprocitetit për targat dhe dokumentet hyrëse/dalëse, të dyja masat janë plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe ishin të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar”.

Flamuri i SHBA-së/ilustrim

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës ka shtyrë vendimin për zbatimin e masave të reciprocitetit me Serbinë për targat dhe dokumentet me kërkesën e partnerëve ndërkombëtar.

Kjo kërkesë u aprovua me kushtin që të largohen të gjitha barrikadat e vendosura në veri të vendit nga serbët local të cilat i kishin vendosur si shenjë proteste ndaj vendimeve të Qeverisë.

Pas dy ditësh tensione veriu I vendit është kthyer në normalitet./Shqip.com