Bordi i FBK-së merr vendime të reja
Në mbledhjen të mërkurën në Prishtinë, Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës ka marrë disa vendime të reja.
Ndër të tjera është vendosur që të hapet një mini-afat kalimtar për lojtarët vendor që kanë mbetur pa skuadër në Ligën e Parë të Meshkujve, transmeton Shqip.com.
Po ashtu është vendosur që të hapet një konkurs për “WILD CARD” për një vend në Superligën e Femrave për edicionin 2021/22 pas tërheqjes së KBF Vushtrria.
Të gjitha vendimet e marra nga FBK-ja në këtë mbledhje:
1. Superliga e Kosovës në edicionin 2021/22 të ketë emërtimin ART MOTION Superliga.
2. E ka miratuar orarin e garave të Art Motion Superligës së Kosovës për stinorin vjeshtor 2021/22.
3. E ka miratuar rekomandimin e Komisionit për Licencim të FBK-së për licencimin e klubeve me kusht dhe e ka udhëzuar të njëjtin Komision që të kërkoj nga klubet që brenda një muaji ti plotësojnë në tërësi kriteret e përcaktuara nga Bordi për edicionin 2021/22.
4. Të hap konkurs për WILD CARD për një vend në Superligën e Femrave për edicionin 2021/22 pas tërheqjes së KBF Vushtrria.
5. Të hap një mini-afat kalimtar (të jashtëzakonshëm) për lojtarët vendor që kanë mbetur pa angazhman për në Ligën e Parë të Meshkujve. Ky mini-afat do të zgjas prej 8 deri më 10 Shtator 2021.
6. Të kandidojë për organizimin e FIBA U16 Kampionatit Evropian, Divizioni C që do të mbahet prej 12 deri më 17 Korrik 2022.
7. I ka miratuar Raportet e Punës të trajnerëve pjesëmarrës në programin e FECC-së./Shqip.com