Rozë

Bora Zemani flet për problemet me të cilat është përballur

Bora Zemani

Prezantuesja e njohur, Bora Zemani është mjaft aktive në rrjete sociale, në të cilat e ndjekin një numër i madh i njerëzve.

Ajo së fundmi, ka hapur një bisedë virtuale me ndjekësit.

Përmes opsionit pyetje/përgjigje, Bora është pyetur nëse ka përjetuar ankth apo depresion ndonjë herë.

“Po. Është sëmundje e shekullit dhe gjithmonë e më rrallë po dëgjojmë për njerëz që nuk i kanë këto probleme. Por më vjen mirë që të gjithë flasin hapur tani dhe ndihmë kërkohet shumë më thjeshtë. Nuk është turp të vuash nga ankthi apo edhe depresioni. Nuk është turp të kërkoni ndihmë. Përkundrazi! Mua më ka ndihmuar fakti që kam folur me njerëz të mi të afërt për gjendjen time dhe kam kërkuar ndihmë profesionale. Bëhuni të fortë”, ishte përgjigja e Borës.

/Shqip.com