Rozë

Bora Zemani do të rikthehet si moderatore në “Për’Puthen”?

Bora Zemani

Moderatorja e “Për’puthen”, Oriela Nebiaj ka pranuar mandatin e deputetes, pas dorëheqjes së Grida Dumës.

Mirëpo, largimi i saj ka hapur shumë diskutime se kush do ta udhëheq mbas saj “Për’puthen”.

Shumë emra moderatoresh janë përfolur si zëvendësuese të Orit në Përputhen e mes tyre edhe ish-prezantuesja e këtij programi, Bora Zemani.

Bora Zemani

Isli Islami ka qenë së fundmi i ftuar në “Goca dhe Gra” ku bëri me dije disa informacione lidhur me Për’Puthen.

Në fakt, ai është përfolur për moderimin e emisionit “Përputhen”, por prezantuesi hoqi të gjitha dyshimet duke bërë me dije se Bora Zemani do të jetë moderatorja.

“Te Përputhen do shkojë më i shpejti, unë i kam gjunjët copë këto ditë. Dhe me sa di unë Bora Zemani ka dhënë një përgjigje”, tha ai.

/Shqip.com