Sport Shqiptar

Boksierët kosovarë në Bullgari: Trajneri i përfaqësueses i pakënaqur me referimin

Atletët kosovarë po vazhdojnë ta përfaqësojnë Kosovën në gara të ndryshme Evropiane.

Së fundmi, katër boksierët kosovarë po marrin pjesë në turneun ndërkombëtar “Strandja”, që mbahet në Bullgari.

Bashkim Bajoku, Patriot Behrami, Remzo Mustafiç dhe Donjeta Sadiku kërkojnë rezultate sa më të mira në këtë turne.

Sadiku ka arritur ta fitojë raundin e parë, pasi mposhti finlandezen, Tuju Lasuvi.

Derisa, ajo në çerekfinale mposhti boksierin nga Uzbekistani, Kodirova Raykhona.

Por, nga ana tjetër Bajoku është mposhtur nga boksieri rus, Gataullin Albert, me rezultat 3:2.

Me këtë vendim nuk është pajtuar trajneri, Besim Brahimi.

“Bashkim Bajoku pati paraqitje shumë të mirë kundër boksierit rus. Për mendimin tim më i mirë ishte Bashkim Bajoku, por kështu nuk menduan edhe referat dhe e shpallën fitues rusin me rezultat të ngushtë 3 me 2. Mirëpo, Bashkimi është vetëm 19-vjeçar dhe këtu janë boksierët më të mirë në botë dhe ai mund të përmirësohet”, ka thënë ai për Shqip.com.

Brahimi ka deklaruar se ky turne do të shërbejë si parapërgatitje për Kampionatin Evropian.

“Synimi imë është që së bashku me Shpejtim Bajokun dhe me Remzo Mustafiç të përgatitemi për Kampionatin Evropian për U22 dhe të marrim medalje. Ky turne është shumë i mirë si përgatitje, para kampionatit evropian që do të mbahet në muajin që vjen në Bukuresht të Kroacisë”.

Për Kosovën në vazhdim të këtij turneu do të garojnë edhe dy boksierë.

Patriot Behrami më 23 shkurt përballet me boksierin nga Spanja, Sissokho Ndiaye Youba.

Ndërsa, më 24 shkurt Remzo Mustafiç përballet me ukrainasin, Horoskov Serhi./Shqip.com