Sport Ndërkombëtar Dramë, emocione, shumë kartona dhe vetëm një gol

Boca Juniors triumfon në klasiken e futbollit argjentinas

Momente nga takimi

11-të kartona të verdhë, një i kuq – dhe një gol. Të gjitha këto ndodhën mbrenda 90 minutave.

“Superclásico” e futbollit në Argjentinë – ka sjellur emocione të pafundme, teksa pikët e plota mbetën në “Estadio Alberto J. Armando”.

Boca Juniors ka triumfuar ndaj Riverl Plates me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm në këtë derbi e realizoi Darío Benedetto – kur po zhvillohej minuta e 65-të dhe festa shpërtheu në taborin vendas.

Përkundër orvatjeve të mysafirëve – shifrat nuk ndryshuan deri në fund.

Një minutë para se të përfundonte takimi – Boca mbeti me një futbollist më pak në fushën e gjelbër, sepse, kapiteni Marcos Rojo u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhe – dhe më të kuq.

Rojo bëri një ndëryrje “kung-fu” për këtë u “skuq” nga referi kryesor, Dario Herrera.

Pas kësaj fitore – skuadra e udhëhequr nga Hugo Ibarra ngritet në pozitën e katërt në tabelë – me 32 pikë të grumbulluara.

Teksa, Riveri mbetet në vendin e shtatë – me tri pikë më pak./Shqip.com