Lajme

Blloku A3 i cili ishte planifikuar të kthehet nesër në funksion u kthye sot

Blloku A3 i termocentralit “Kosova A” ishte planifikuar të kthehet në funksion ditën e nesërme pas ndaljes 4-5 ditorë por i njëjti është kthyer sot në funksion.

Zëdhënësi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Skendër Bucolli tha për Shqip.com se kjo ka ndodhur para asaj e cila ishte planifikuar.

“Njësia e cila ka pasur që të kthehet nesër në funksion është kthyer sot dhe ka ndodhur para planit. Ka qenë e planifikuar që të ndalët për pesë ditë por është kthyer sot në mëngjes”, tha Bucolli.

Ndërsa mëngjesin e së martës, Bucolli kishte thënë termocentrali është ndalur ashtu siç është paralajmëruar dhe pritet të kthehet në funksion nesër.

“E kemi paralajmëruar se do të ndalët për 4-5 ditë blloku A3, por i njëjti do të kthehet në operim ditën e nesërme”.

Tutje, Bucolli tha se energjia elektrike është siguruar prandaj edhe nuk ka pasur reduktime të energjisë elektrike.

“Blloku A3 edhe pse është ndalur është siguruar energjia elektrike dhe nuk ka pasur reduktime”.

Kujtojmë se Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuarës është planifikuar të ndalët blloku A3 për një periudhë 4-5 ditore por që nuk janë dhënë detaje se kur do të ndodhë.

“Korporata Energjetike e Kosovës njofton se njësia A-3 është në punë por planifikohet për ndalje 4-5 ditore”, thuhej në njoftimin e KEK-ut.

KEK-u kishte njoftuar se lidhur me këtë janë marrë të gjitha masat e nevojshme për mbulimin e mungesave të planifikuara si dhe nuk pritet që të ketë reduktime të energjisë elektrike./Shqip.com