Lajme Ballkan

Bllokohen gomonet në Vlorë, gjoba dhe verifikim licencash për mjetet

Gomone

Policia Kufitare e Vlorës po bllokon mjetet që shkelin rregullat në bregdet. 3 skafe janë ndaluar dje, ndërsa të tjerë po kontrollohen për lejet.

Një gomone me disa pasagjerë është parë të udhëtojë në zonë në bregdetin e Himarës. Kjo shkelje i ka kushtuar pronarit të saj, 100 mijë lekë.

Gjoba është vendosur nga Policia Kufitare e Vlorës, e cila këto ditë ka shpeshtuar kontrollet, veprime këto që vijnë nga një aksident tragjik disa ditë më parë ku humbi jetën një 7-vjeçare.

Gomonia është e bllokuar tashmë, ndërsa pronari 50-vjeçar duhet të paguajë faturën.

E njëjta strukturë ka bllokuar edhe dy mjete të vegjël Jet Ski për të parë dokumentacionin me lejen e qarkullimit.

Mjetet lundruese janë ngulur në rërë këto ditë, jo vetëm në Vlorë, por edhe në plazhet e Adriatikut, për verifikime. Por, pronarët e tyre thonë se po dalin të humbur, pasi kanë investuar për t’i përdorur ato si mjete biznesi.

Në Vlorë e në Velipojë, ata kanë protestuar dhe një pjesë e mjeteve janë zhbllokuar nga Policia./Shqip.com