Lajme

Blinken: Mbesim të vendosur për të çuar përpara integrimin evropian dhe euro-atlantik

Antony Blinken

Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë gjatë ditës së shtune në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Përmes një postimi në Twitter, Blinken ka thënë se ata do të mbesin të vendosur për të çuar përpara integrimin evropian dhe atë euro-atlantik.

“Shtetet e Bashkuara përshëndesin marrëveshjen e lehtësuar nga BE që Kosova dhe Serbia arritën dje. Ne jemi krenarë që mbështesim marrëveshjen dhe mbetemi të vendosur për të çuar përpara integrimin evropian dhe euro-atllantik”, shkroi Blinken.

Kurse, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se zbatimi i marrëveshjes së Ohrit me Serbinë, zhbllokon të ardhmen e Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, Hovenier tha se ata do të vazhdojnë të qëndrojnë me popullin e Kosovës për t’i realizuar përparësitë e përbashkëta.

/Shqip.com