Bjeshkët e Rugovës përfshihen nga zjarri – Policia jep detaje

Malet e Rugovës, konkretisht në fshatin Shtupeq, janë përfshirë nga zjarri i madh i cili ishte shfaqur në mesditën e së premtes.
Detaje për këtë incident ka thënë Policia e Rajonit të Pejës.
Zëdhënësi i PK-së për këtë rajon, Fadil Gashi, ka konfirmuar për Shqip.com se në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia, Forca e Sigurisë së Kosovës, zjarrfikësit, KFOR-I dhe punëtorë të pyjeve, të cilët janë angazhuar për ta shuar zjarrin.
Gashi ka bërë të ditur se lajm i mirë është se zjarri është lokalizuar.
“Gjatë gjithë ditës së djeshme në vendngjarje kanë qëndruar FSK-ja, Policia e Kosovës dhe zjarrfikësit. Policia hedhur topa uji për të shuar zjarrin, ndërsa edhe KFOR’i ka ardhur në ndihmë me helikopterë.
Zjarri ende nuk është shuar tërësisht dhe njësitet relevante po merren me rastin”, ka ai, derisa ka shtuar se me vendim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, rruga për në Shtupeq është e bllokuar për qytetarë dhe mund të kalojnë vetëm zyrtarët e institucioneve kompetente.
Gashi në fund k apeluar te qytetarët që vizitojnë Malet e Rugovës të kenë kujdes në këto temperatura të larta dhe të mos ndezin zjarre, sepse Kosova mund të përfundojë në të njëjtën situatë siç është Turqia, ku nga zjarret kanë vdekur pesë persona./SHQIP.com