Lajme Botë

Bjellorusi: Aktivistja anti-Lukashenko dënohet me 11 vite burg

Aktivistja bjelloruse, Maria Kolesnikova

Aktivistja politike bjelloruse Maria Kolesnikova është dënuar me 11 vite burg, kanë thënë figurat kryesore të lëvizjes opozitare të vendit.

Kolesnikova, 39 vjeç, u gjykua në Bjellorusi së bashku me avokatin e saj Maksim Znak i cili u dënua me 10 vjet burg.

Kreu i opozitës Bjelloruse Sviatlana Tsikhanouskaya postoi dënimet e tyre në mediat sociale dhe kërkoi “lirimin e tyre të menjëhershëm”.

Lexo edhe:
Kryeministri Kurti uron Policinë për 22 vjetorin e themelimit

Këshilltari i Tsikhanouskaya, Franak Viacorka, ka thënë për Euronews se vendimi ishte “tronditës” dhe një “farsë”.

“Nuk ka dëshmi të fajit të tyre. Ata janë absolutisht të pafajshëm dhe duhet të lirohen,” tha Viacorka.

Që nga gushti i vitit të kaluar situata në Bjellorusi vazhdon të jetë e tensionuar, pasi Aleksandër Lukashenko pretendoi fitore 80 për qind.

Opozita filloi protestat, ndërsa rezultati zgjedhor nuk është njohur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian. /Shqip.com