Lajme

Kryeministri Kurti uron Policinë për 22 vjetorin e themelimit

Policia e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar për 22 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës.

“Me rrënjët te lufta çlirimtare dhe te lëvizjet e rezistenca e popullit tonë për liri, Policia e Kosovës është një prej institucioneve shtetërore, pa të cilën nuk mund të ketë pavarësi e drejtësi”, ka shkruar kreu i ekzekutivit në Facebook.

“Në 22 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, nderojmë punën e 9180 zyrtarëve policorë, gra dhe burra që i shërbejnë atdheut dhe përpjekjes së Kosovës për një Republikë demokratike e sovrane, ku mbretëron ligji”.

Kurti gjithashtu përkujtoi kontributin e policëve për Kosovën.

Lexo edhe:
Babai i Marigona Osmanit: Nëse s’ka drejtësi nga shteti, ka kanun

“Kujtojmë sot e përherë policët që me ndjenjën e lartë të detyrës e të patriotizmit ranë për një Kosovë të lirë e demokratike, shtet të së drejtës për të gjithë”

Ai tha se Policia do ta ketë mbështetjen e Qeverisë të cilën e drejton.

“Qeveria do të ofrojë mbështetjen e pakursyer në misionin e përbashkët për të luftuar krimin dhe për ta bërë Kosovën një vend më të sigurt dhe më të mirë për të gjithë qytetarët e Republikës sonë”. /Shqip.com