Lajme

Bislimi: Në mars mund të fillojë shqiptimi i gjobave për targat ilegale

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka folur edhe njëherë për marrëveshjen me Serbinë dhe marrëveshjet për targat.

Ai ka thënë se nëse Serbia nuk është konstruktive deri në mars, do të fillojë shqiptimi i gjobave për targat ilegale.

“Sa është realiste është një pyetje tjetër, por marrëveshja e nënshkruar, pra e arritur më 23 nëntor, caktoi afatin për mbledhjen e radhës të grupit special për normalizimin në Kosovë dhe BE. Prandaj, tashmë është rënë dakord që takimi të bëhet në fund të muajit mars. Kjo është arsyeja që zoti Kurti përmend fundin e marsit si afat për nënshkrimin e marrëveshjes. Nëse deri atëherë e kuptojmë se Serbia nuk ka ndërmend të jetë konstruktive gjatë dialogut, kjo do të thotë se procesi i nisur më 23 nëntor do të pezullohet dhe Kosova do të mund të vazhdojë të shqiptojë gjoba për targat ilegale që ende lëvizin”, ka thënë Bislimi.

Këshilltari i lartë në Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen për të arritur një marrëveshje që ka njohjen reciproke në qendër.

/Shqip.com