Art Jetese

Biskotat e mëngjesit, mund t’i konsumoni me qumësht, kafe ose çaj

Përbërësit

550 g miell 00

180 g sheqer

80 ml vaj ulliri

60 ml qumësht

2 vezë

Lëkurë  e grirë në rende

Pak sheqer në një pjatë për t’i lyer para se t’i pjekim

10 g sodë për ëmbëlsira

1 majë thikë kripe

Përgatitja: ndezim furrën ne 180 gradë C

Në një tas përziejmë me rrahësen elektrike vezët me sheqerin sa të bëhen si shkumë.

Shtojmë, qumështin, vajin dhe i përziejmë akoma. Shtojmë miellin dhe sodën me sitë, kripën dhe lëkurën e limonit.

E punojmë me dorë sa te kemi brumë homogjen. Lyejmë duart me pak vaj ulliri, marrim brumë dhe i japim formën, i lyejmë në një pjatë ku kemi hedhur sheqer dhe pasi ta lyejmë, e vendosim në tavë me letër furrë.

Kështu vazhdojmë dhe për pjesën tjetër, i pjekim për 20 minuta afërsisht.