Art Jetese

Biskota me portokall dhe çokollatë

Biskotat janë gjithnjë të shijshme dhe kur përgatiten vetë në shtëpi ato janë edhe më të shëndetshme.

Ka disa modele të biskotave të shijshme, por ne po ua sjellim një recetë të thjesht dhe që përgatitet lehtë.

Sekreti i shijes së tyre, qëndron tek përzierja e çokollatës me lëkurën e grirë të portokallit.

Kjo do të mundësoj një përzierje shijesh.

Përbërësit:
130 gr miell
30 gr miell kokosi
1 lugë çaji sodë buke
115 gr gjalpë pa kripë
90 gr sheqer
1 lugë çaji lëkurë portokalli e grirë
1 vezë
4 gr ekstrakt vanilje
85 gr cokollatë e zezë
Kripë

Përgatitja:
Fillimisht zgjidhni një enë të thellë dhe në të të përzieni të dy llojet e miellit.

Nëse nuk keni miell të arrës së kokosit, atë mund ta zëvëndësoni me miell të zakonshëm 00.

Më pas shtoni sodën e bukës, pak kripë dhe përziejini të gjithë me lugë.

Në një enë tjetër shtoni gjalpin që duhet të jetë në temperaturë ambienti, sheqerin dhe lëkurën e grirë të portokallit.

Të gjithë përbërësit përziejini me një rrahës elektrik, derisa të formohet një masë kremoze homogjene.

/Shqip.com