Ekonomi

Bie vlera e lirës turke

Lira turke.

Vlera e monedhës turke “lira”, ka rënë për 5 për qind të hënën, kundrejt dollarit amerikan, përcjell Shqip.com.

Kjo rënie ka ardhur një ditë pasi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka përsëritur qëndrimin se nuk do të rrisë normat e interesit, në mënyrë që të stabilizojë vlerën e monedhës kombëtare.

Ndërkaq, Erdogan ka detyruar Bankën Qendrore turke që të ketë ulje të normave të interesit, pavarësisht se inflacioni ka arritur në mbi 20 për qind.

Kurse, ekonomistët besojnë se kjo mund të bëjë që muajt e ardhshëm, inflacioni të ketë rritje mbi 30 për qind.

Sipas Erdoganit, besimi i tij islam e ndalon që të mbështesë rritjen e normave të interesit, raporton REL.

“Ata po ankohen se ne po ulim normat e interesit. Mos prisni diçka tjetër nga unë. Si mysliman, unë do të vazhdoj të bëj atë që më udhëzon feja”, tha Erdogan.

Ndryshe, lira turke në tre muajt e fundit ka humbur më shumë se gjysmën e vlerës së saj./SHQIP.com