Ekonomi

Mbi 200 milionë euro kredi të reja vetëm në mars

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se në muajin mars, vlera e kredive të reja ishte 241.20 milionë euro, kurse e depozitave, 69.70 milionë.

Sipas statistikave të bankave komerciale për muajin e tretë të këtij viti, vlera e aseteve të bankave ka arritur në 7.50 miliardë euro, 5.09 miliardë euro, vlera e kredive bruto, 6.05 miliardë euro, vlera e depozitave të klientëve, 84.70%, raporti kredi-depozita, 6.24%, norma e interesit në kredi dhe 2.71%, norma e interesit në depozita.

Shtatë miliardë e 500 milionë euro janë asetet e bankave komerciale në Republikën e Kosovës derisa shuma e depozitave të qytetarëve arrin në 6.05 miliardë euro.

Vlera e kredive bruto ka arritur në 5.09 miliardë euro me një rritje prej 132.0 milionë euro.

Sipas raportit, kapitali u bankave komerciale për këtë muaj ishte 868.56 milionë euro.

Tutje, BQK tregon se vlera e kredive të reja ishte 241.20 milionë euro, derisa shuma e depozitave të reja arriti në 69.70 milionë euro.

Po ashtu, norma mesatare e interesit në depozita ishte 2.71%, ndërsa norma mesatare e interesit në kredi ishte 6.24% ku në muajin paraprak ka qenë 6.34%.

Raporti kredi-depozita për këtë muaj ishte në nivelin 84.70%, kurse margjina e normës së interesit në kredi dhe depozita ishte 3.53%.

/Shqip.com